Kurti: NISMA refuzoi ofertën, tentova ta shkëpus LDK-në nga PDK, por ata donin të qeverisnin bashkë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në një konferencë për media për përpjekjet e tij për formimin e qeverisë së re, duke zbuluar detaje nga negociatat me partitë politike.

Kurti tha se partia NISMA Socialdemokrate ka refuzuar të bëhet pjesë e qeverisë së propozuar, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka kundërshtuar kategorikisht ofertën e Vetëvendosjes. Ai shtoi se gjatë gjithë procesit ka tentuar të krijojë një shumicë pa përfshirjen e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“NISMA nuk ka pranuar të jetë në qeveri. LDK e ka refuzuar kategorikisht ofertën tonë. Kam provuar që ta shkëpus LDK-në nga PDK, por LDK e deshti edhe PDK-në në qeveri,” tha Kurti para gazetarëve.

Sipas tij, ky qëndrim i partive të tjera ka bërë të pamundur krijimin e një shumice parlamentare, pavarësisht përpjekjeve të tij për të arritur marrëveshje politike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit