U kap në flagrancë duke marrë ryshfet – detaje të reja të arrestimit të prokurorit Beqë Shala

Burime të sigurta të Gazetës bëjnë të ditur se prokurori Beqë Shala, nga Prokuroria Themelore në Prizren, është arrestuar të hënën në vendin e punës, pasi është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet.

Sipas këtyre burimeve, operacioni është zhvilluar nga Policia e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), pas një hetimi disa-javor që ka përfshirë edhe mbledhjen e provave vizuale dhe audio.

Arrestimi, sipas të njëjtave burime, është realizuar në zyrat e Prokurorisë në Prizren, në momentin kur Shala dyshohet se po pranonte një shumë parash nga një person ndaj të cilit kishte trajtuar një rast penal.

“Prokurori është kapur në flagrancë duke marrë para, pas një hetimi të monitoruar nga organet e rendit. Operacioni është kryer në mënyrë të kontrolluar dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale,” tha për Insajderin një zyrtar i përfshirë në rast, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së hetimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit