Kurti propozoi 19 ministra, Kryeziu: Për një vend të vogël si Kosova kjo është burokraci dhe keqpërdorim i pushtetit

Ismet Kryeziu nga IKD ka reaguar pasi Kurti ka propozuar sot në Kuvendin e Kosovës një kabinet qeveritar me 19 ministra.

Ai ka thënë se për një vend të vogël si Kosova, kjo nuk është reformë por burokraci dhe keqpërdorim i pushtetit.

Kryeziu gjithashtu ka thënë se hajgarja më e madhe është propozimi për ministër i Dimal Bashës i cili u zgjodh kryetar i Kuvendit vetëm para dhjetë ditësh.

“Nëse kjo qasje e VV-së nuk tregon se edhe ky propozim i kabinetit është vazhdim i të njëjtës hajgare si me kryeparlamentarin, atëherë po tregon egon politike të pakufizuar, mungesën e respektit ndaj qytetarëve dhe joseriozitetin me të cilin ajo e trajton politikën dhe institucionet e shtetit. Ky është shembull klasik i keqpërdorimit të shumicës për pushtet, jo për shërbim publik e qeverisje më të mirë”, ka thënë Kryeziu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit