Sot u nda nga jeta Dr. Zenel Dobrani, një mjek i nderuar dhe humanist i rrallë, i cili la pas vetes një gjurmë të pashlyeshme në jetët e shumë njerëzve.
Me përkushtim, profesionalizëm dhe zemër të madhe, ai shëroi e ndihmoi qindra pacientë përgjatë viteve të punës së tij, duke u bërë shembull i vërtetë i misionit fisnik të mjekësisë.
Dr. Zeneli do të kujtohet gjithmonë si një ndër ikonat e mjekësisë në Skenderaj, që dha kontribut të jashtëzakonshëm në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve dhe forcimin e sistemit shëndetësor lokal.










