Pse s’i patët numrat për ta formuar Qeverinë?

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, është arsyetuar pasi u pyet lidhur me mungesën e numrave për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës.

“Kryeministri ka thënë ‘më testoni’, sepse zakonisht akuza ka qenë se kryeministri Kurti po e zvarrit Kuvendin”.

“Dhe pikërisht ata që po e zvarrisnin Kuvendin, akuzonin se kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po e zvarrisin procesin, meqë, sipas tyre, nuk i kanë numrat dhe po duan ta shtyjnë në pafundësi”, tha Murati para gazetarëve.

Ai theksoi se duhet bërë dallimi i qartë mes dy fazave të procesit politik: konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.

“Nëse keni qenë të kujdesshëm, unë vazhdimisht kam paralajmëruar dhe kam thënë se ne duhet t’i ndajmë këto dy procese”.

“Njëri është procesi i Kuvendit, për të cilin do të duhej të votonin të gjitha subjektet parlamentare, sepse është obligim i të gjithë deputetëve ta konstituojnë Kuvendin. Kjo ka qenë pjesa e parë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit