Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar pesë vendimet e para që qeveria e tij synon të marrë sapo të marrë besimin e Kuvendit.
“Me të marrë besimin tuaj, pesë vendimet e para që do t’i marrim si qeveri gjatë javës së parë janë: miratimi i projektligjit të buxhetit për vitin 2025, caktimi i pensionit minimal në vlerë 150 euro, rritja e shtesave për fëmijë me 50% mbi nivelin aktual, rritja e pagës minimale në 500 euro, dhe ndryshimi i ligjit që mundëson heqjen e kufizimit të punësimit në sektorin privat për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka theksuar se këto vendime synojnë përmirësimin e kushteve sociale dhe ekonomike të qytetarëve dhe mbështetjen e grupeve më të ndjeshme në shoqëri.








