Ekskluzive/ Tronditet Peja, trupi i pajetë i një gruaje gjendet në Lumbardhin e Pejës – identifikohet viktima (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Pejë, ku një trup i pajetë është gjetur në shtratin e Lumbardhit, në afërsi të rrugës “Ker Sadria”.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, rreth orës 14:00 të datës 25 tetor 2025, një qytetare ka njoftuar Policinë se në ujë po shihej një trup i pajetë. Zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në lokacion dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes, duke njoftuar njësitë përkatëse.

Në terren kanë dalë patrulla policore, njësia e hetimeve, zjarrfikësit, ekipi i kërkim-shpëtimit, ndihma e parë, si dhe krim-teknika rajonale e DRP Pejë. Për shkak të rrezikut të bartjes nga rrjedha e ujit, trupi është nxjerrë nga Lumbardhi me ndihmën e zjarrfikësve dhe njësisë së shpëtimit.

Pas ekzaminimeve fillestare, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, e cila është identifikuar si Zekije Luci rreth 65-vjeçare.

Në vendngjarje kanë qëndruar Prokurorja kujdestare, komandanti i stacionit të Policisë Pejë dhe ekspertët e IML-së, të cilët kanë tërhequr trupin e pajetë në orën 17:20 për obduksion dhe përcaktimin e shkaqeve të sakta të vdekjes.

Hetimet për rastin “Hetim i vdekjes” janë në zhvillim për të sqaruar rrethanat dhe mundësinë e ndonjë veprimi penal.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit