Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se LDK-ja s’do të ketë votë për VV-në për formimin e qeverisë së re.
“Nuk besoj që dikush jashtë vullnetit të partisë e voton qeverinë. Do të jetë qeëndrimi i partisë, nuk besoj se do të ketë qëndrime të ndryshme, ka të bëjë me përkatësinë politike”, tha Gashi.
Ai tha se nuk e di nëse i kanë numrat.
“Është çështje delikate votimi i qeverisë pa marrëveshje politike”, shtoi ai.










