Ferit Idrizi takohet me banorët e Bozhlanit: Mbështetja juaj na jep forcë në këtë garë

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim mbrëmë me banorët e fshatit Bozhlan, të cilët e kanë pritur me mikpritje dhe përkrahje të madhe.

“Mbrëmjen e mbyllëm në një takim me banorët e fshatit Bozhlan dhe shoqërinë e tyre të gjerë, që si gjithmonë po na përkrahin fuqishëm edhe në këtë garë. Faleminderit nga zemra për mikpritjen!” – ka shkruar Idrizi në një postim në rrjete sociale.

Takimi u zhvillua në atmosferë të ngrohtë e miqësore, ku u diskutuan edhe çështje të rëndësishme për zhvillimin e fshatit dhe komunës në tërësi. Idrizi falënderoi banorët për besimin e vazhdueshëm, duke theksuar se kjo mbështetje është motiv shtesë për të vazhduar angazhimin e tij për Vushtrrinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit