spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Putin çon një anije ushtarake pranë brigjeve të Gjermanisë, alarmohet NATO (Video)

Një anije e Marinës Ruse është ankoruar pranë bregut të Gjermanisë në Detin Baltik, gjë që ka ngritur shqetësime te vendet anëtare të NATO-s, të cilat tashmë janë në gatishmëri për shkak të shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore nga Rusia.

Bëhet fjalë për anijen e Flotës Baltike ruse “Aleksandar Shabalin”, e cila 6 ditë më parë u ankorua pranë hyrjes së gjirit të Lübeckut. Ajo është pozicionuar në një rrugë të rëndësishme detare drejt ngushticës Fehmarn Belt, një rrugë kyçe që lidh Detin Baltik me Detin e Veriut dhe është e dukshme nga ishulli gjerman Fehmarn.

Anijen ruse po e mbikëqyr anija patrulluese gjermane “Bamberg” dhe patrullat daneze, ndërsa Marina Gjermane ka dërguar nga porti i Kielit edhe anijen e mbështetjes “Werra”. Policia gjermane ka konfirmuar se “Shabalin” ndodhet jashtë ujërave territoriale gjermane dhe për këtë arsye nuk shkel ligjet kombëtare apo rregullat ndërkombëtare detare, raportojnë mediat.

Kjo nuk është hera e parë që anija vihet re në këtë zonë. Në shtator ajo ishte ankoruar pranë hyrjes së ngushticës daneze Langeland, dhe më vonë gjatë atij muaji u vërejtën dronë të paidentifikuar mbi një bazë ushtarake daneze ndërsa anija ruse ndodhej në afërsi. Megjithatë, nuk është gjetur asnjë provë që e lidh anijen me atë incident.

Që nga 10 shtatori, Rusia ka shkelur disa herë hapësirën ajrore të vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë Poloninë, Rumaninë, Estoninë, Danimarkën, SHBA-të, Francën dhe Gjermaninë, duke përdorur dronë dhe aeroplanë.

Për shkak të këtyre incidenteve të shpeshta, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi më 23 shtator se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë aeroplanët rusë nëse hyjnë në hapësirën e tyre ajrore. Një reagim të ngjashëm pati edhe ministrja e mbrojtjes së Lituanisë, Dovile Sakalienė, e cila kujtoi incidentin e vitit 2015 kur Turqia rrëzoi një Su-34 rus që kishte devijuar në hapësirën e saj ajrore për vetëm 17 sekonda.

Sipas Bloomberg, duke iu referuar burimeve diplomatike, NATO ka paralajmëruar Kremlinin për gatishmërinë për të reaguar fuqishëm ndaj çdo provokimi të mëtejshëm, përfshirë edhe rrëzimin e aeroplanëve. Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov e ka cilësuar një kërcënim të tillë si “të rrezikshëm”.

Në fillim të tetorit, zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitrij Medvedev, sugjeroi se shfaqja e dronëve mbi vende strategjike evropiane mund të jetë pasojë e një “infiltrimi të drejtpërdrejtë nga Rusia”, por nuk konfirmoi përgjegjësinë e Moskës.

https://twitter.com/i/status/1971482506743488790

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit