Gjatë ditës së sotme u raportua në media për një takim që do të ndodhë në Prishtinë në mes kreut të LDK-së, Lumir Abidxhiku dhe atij të NISMA Social-Demokrate, Fatmir Limaj, në njërën prej lokaleve të kryeqytetit.
E lidhur me këtë çështje ka folur deputeti i LDK-së, Alban Zogaj.
Ai ka thënë se s’ka informacion për këtë çështje.
”S’kam informata për një takim të tillë”, deklaroi ai.
Megjithatë, Zogaj e ka lënë të hapur mundësinë që të ketë një takim të tillë, për siç e vlerëson si takim pune mes Abdixhikut dhe Limajt.
”Mundet me pas ndonjë takim pune, por unë nuk kam ndonjë informatë të saktë”, tha shkurt ai.









