Analisti politik, Halil Matoshi në “Adresa” komentoi formimin e qeverisë së re nga partia e cila mori më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkrutit, nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.
Matoshi tha se nuk ka pasur përpjekje për të bërë qeveri dhe qe 9 muaj askush nuk është interesuar që të krijojë institucionet, e ato nuk mund të bëhen as edhe për këto 2 ditë që kanë mbetur.
Ai tha se nuk do të kishte shije e nuk është lajm, por lajm është për me u bë se për mos me u bë qeveria nuk është lajm,e kurrfar lajmi.
“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje e kanë bërë një gabim fatal në momentin kur janë zhgënjy pse nuk i kanë marrë 51%. Demokraci dhe mënyra se si funksionon sistemi zgjedhor edhe i përgjithshëm, e institucional i Kosovës nuk lejon më që dikush që t’a fitojë krejt pushtetin për shkaqet e diversitetit shoqnor e etnik, politik, rajonal, vende më të zhvillume e më të pazhvillume e tjera e tjera…”, shtoi tutje Matoshi.










