Të enjten, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar në Vushtrri kandidatin Ferit Idrizin.
“Në Vushtrri, me Kryetarin Ferit Idrizi dhe ekipin e tij, ndjehesh menjëherë pjesë e një rrëfimi suksesi. Edhe sot, çdo hap, çdo përshëndetje e qytetarëve, ishte dëshmi e respektit që fitohet me punë, jo me fjalë e imponim”, shkruan Krasniqi.
“Modeli i tij i punës dhe bashkëpunimit me qytetarë do të vazhdojë edhe katër vitet e ardhshme, si alternativa ma e mirë përpara”, shton ai.










