Totaj: Sa po e shoh Kurtin, nuk besoj se do të ketë qeveri të dielën

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se nuk beson se do të ketë Qeveri të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të këtij viti.

Ai theksoi se ky qëndrim i tij bazohet në deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Nuk mund të dimë saktë, por me aq sa e shoh zotërin Albin Kurtin dhe deklaratat e tij, nuk besoj se do të ketë Qeveri”, tha Totaj.

I njëjti është pyetur për deklaratat e fundit që pati kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një takim me qytetarët në Londër të Britanisë së Madhe. Totaj tha se i pari i VV-së vetë e ka nisur toksifikimin me opozitën.

“Ai tepër e do pushtetin, sa për mos me dashtë, ai ka thënë se nuk është lehtë, është thirrur në një farë toksifikimi të ambientit, e toksifikimin e ka nisur ai vetë i pari. Ta përkujtojmë se çfarë shprehje ka përdorur ndaj opozitës që mua më vie marrë t’i përdorë ato fjalë”, u shpreh Totaj.

Një ditë pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.

Afati për formimin e Qeverisë është 15 ditë, ndërsa dita e dielë e kësaj jave është afati i fundit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit