“Hup atje, mos mu afro” – Ardita Sinani eskalon ndaj zyrtarit komunal në Preshevë

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, është parë tek sillet në mënyrë agresive me një zyrtar në një seancë komunale.

Partia politike Alternativa për Ndryshim i ka publikuar pamjet, në momentin kur Sinani i thotë zyrtarit në fjalë “hup atje, mos mu afro” në mënyrë agresive.

“Pamjet nga seanca e fundit e Kuvendit Komunal janë shumë shqetësuese për çdo qytetarë të komunës sonë, pasi që tregojnë qartë gjendjen e rënduar emocionale të Ardita Sinani, e cila nuk është e aftë të përballojë asnje kritike që i takon një udhëheqëseje komunale”, thuhet në postimin e këtij subjekti politik.

“Por qytetarët e Preshevës tashmë e kanë kuptuar se kjo është vetëm një lojë politike për të shmangur përgjegjësinë dhe mungesën totale të rezultateve në çdo fushë”, vijon reagimi i kësaj partie.

Ardita Sinani ka qenë këshilltare politike e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, deri para zgjedhjes si e para e komunës së Preshevës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit