Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tha se dita e varrimit të Azem Hajdarit u shfytëzua që të vinte në Tiranë grupi i armatosour.
Sipas tij, grupi i armatosur erdhi me 3 furgona me armatime dhe me antitank.
“Po sepse atë ditë që erdhën në tiranë 3 ose 4 makina që ishin parkuar në Sheshin Skënderbej dhe dolën me armë. Njerëzit ishin të paarmatosur në varrim, por më pas u armatosën. Ishin 3 fugona të bardhë dhe ishin mbushur me armë, kishte edhe antitank. Një ditë më parë dogjën katin e parë të kryeministrisë dhe ata e morën dhe e shkatërruan. Ishin të sigurt që mund të bënim ç’të donin dhe të nesërmen u bë ajo që u bë.
Ne kishim informacion nëpërmjet njerëzve tanë por nuk ishte detyra jonë që të orientonin Partinë Demokratike që të mos e bënte. Ne e kishim paralajmëruar qeverinë që do të ndodhte diçka. Në shkoder u bë në 1998 dy kryengritje. Edhe ministria e brendfshme ishte e përgatitur dhe se dinim datën dhe u shfrytëzua byukur që njerzit u mblodhën në Tiranë për varrin e Azemit”, tha Klosi.










