Ndalet rryma në sallën e gjyqit, shtyhet seanca për rastin e 400 kg kokainë

Në gjykatën Themelorë në Prishtinë është ndërpre energjia elektrike. Kjo ka ndodhur në momentin kur ka filluar seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rastin e 400 kilogramë kokainë.

Seanca gjyqësore pritej të mbahej ndaj të akuzuarve për rastin e 400 kilogramë kokainë: Izet Sheqiri, Kadri Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyçi. Ata po akuzohen se përmes kompanisë “MC FOOD” kishin lidhur marrëveshje me një kompani “SEARA”, për importin e produkteve të mishit të pulës së ngrirë, por sipas Prokurorisë në to ishin vendosur substanca narkotike.

Në këtë seancë do të jep dëshminë e tij Izet Sheqiri, pronar i kompanisë “MC FOOD”.

Pesë të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale të cilat po u vihen në barrë nga Prokuroria, ndërsa i akuzuari Izet Sheqiri kishte thënë se ndihet fajtor vetëm për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Sipas aktakuzës të akuzuarit përmes bashkëpunimit me persona nga shteti i Brazilit duke shfrytëzuar kompaninë “MC Food” kanë lidhur marrëveshje me kompaninë “SEARA”, për importimin e produkteve të pulës së ngrirë dhe në brendi të pakove është vendosur substancë narkotike.

Kjo substancë e llojit kokainë u gjet më 17.05.2021, në sasi prej 400 kilogramësh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit