spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Çmenduri në Gjermani, policia qëllon ndaj ushtrisë; plagoset 1 ushtar!

Një keqkuptim dhe mungesa e koordinimit mes autoriteteve gjermane, për pak sa nuk ktheu një stërvitje ushtarake, në zonën Hohenlindener Straße të Altenerding në Bashkinë e Erdingut, në një tragjedi.

Sipas medias gjermane ‘BILD’, policia ushtarake e Bundeswehr-it po kryente një stërvitje në atë zonë. Banorët të pa informuar, telefonuan në numrin e emergjencës dhe raportuan se individë të maskuar me pushkë po fshiheshin rreth hambareve, duke bërë që policia e shtetit të lëshonte një alarm në shkallë të plotë.

Kur oficerët e alarmuar mbërritën në vendngjarje, policia ushtarake me sa duket mendoi se kjo ishte gjithashtu pjesë e stërvitjes dhe qëlloi me municione manovër drejt policisë. Policia nga ana tjetër, qëlloi me municione luftarake, duke plagosur një ushtar të Bundeswehr-it. Për fat të mirë, sipas informacioneve, ushtari nuk u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Nga raportimet aktuale, thuhet se policia kishte dijeni për ushtrimin. Sipas ‘BILD’ në këtë stërvitje  dyshohet se ishin përfshirë edhe oficerë policie, por ende nuk është e qartë pse policia shtetërore në Erding nuk dinte asgjë për këtë.

Aktualisht janë vendosur postoblloqe përreth vendit të ngjarjes. Sipas policisë, nuk ka dhe nuk ka pasur rrezik për publikun.

Shërbime të shumta emergjente, përfshirë departamentin e zjarrfikësve, janë në vendngjarje në zonën Hohenlindener Straße të Altenerding. Gjitashtu një helikopter policie po fluturon rreth zonës dhe dritat blu janë të dukshme kudo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit