spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Aksident i rëndë, 46 të vdekur nga përplasja e autobusëve

46 njerëz e kanë humbur jetën, pasi disa automjete u përplasën mes vete në një autostradë të rëndësishme në Ugandë, tha policia e shtetit afrikan.

Policia e ndryshoi numrin e viktimave, pasi më herët ishte raportuar për 63 të vdekur, duke thënë se ishin përfshirë gabimisht njerëzit pa vetëdije që tani janë duke u trajtuar, raporton televizioni BBC.

Përplasja ndodhi, kur dy autobusë që po lëviznin në drejtime të kundërta “u takuan kokë më kokë” përderisa po mundoheshin të tejkalonin dy automjete të tjera – një kamion dhe një veturë – në autostradën Kampala – Gulu në orën 00:15 sipas kohës lokale, tha policia e Ugandës.

Njëri nga autobusët e ndërroi drejtimin në përpjekje për ta shmangur aksidentin, por sidoqoftë u përplas me pjesën e përparme dhe anësore”, gjë që çoi në “reagim zinxhiror” në të cilin automjete të tjera e humbën kontrollin dhe u rrokullisën.

Policia tha se, përpos të vdekurve, disa pasagjerë të automjeteve të përfshira e disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime. Autoritetet kanë nisur një hetim për rastin.

Të lënduarit janë dërguar në spitale të ndryshme në qytezën perëndimore, Kiryandongo.

Në një deklaratë, policia tha se ishte duke punuar me shërbimet shëndetësore dhe emergjente për t’i vërtetuar shifrat dhe për të ofruar përditësim të saktë, përderisa hetimi për shkaktarin e tragjedisë po vazhdon.

Presidenti i vendit, Yoweri Museveni, tha se e mori me pikëllim lajmin për aksidentin tragjik dhe iu shprehu ngushëllime familjeve të prekura.

Autostrada mes kryeqytetit Kampala në jug dhe qytetit verior Gulu është njëra nga më të ngarkuarat në Ugandë. Pas aksidentit, policia u bëri thirrje vozitësve që ta shmangin “tejkalimin e rrezikshëm dhe të pakujdesshëm”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit