“Populli s’ka faj”/ Lirim Mehmetaj godet opozitën dhe Rrahim Tërnavën: Ju jeni parazitë, jo idealistë!

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër ndaj partive opozitare, të cilat – sipas tij – në publik e kritikojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin, por në prapaskenë zhvillojnë takime me eksponentë të saj për interesa personale.

Në një postim në Facebook, Mehmetaj ka shpërthyer ndaj dyfishtërisë së opozitës, duke përmendur konkretisht edhe takimet që, sipas tij, janë zhvilluar ndërmjet Valon Prebrezës nga Vetëvendosje dhe Rrahim Tërnavës nga PDK-ja në Fushë Kosovë.

“Jo, populli s’është i çuditshëm aspak, por takimet e shumta të partive opozitare me eksponentë të Vetëvendosjes për koalicione të mundshme nëpër komuna, siç janë për shembull takimet me Valon Prebrezën në Fushë Kosovë, konfirmojnë se nuk është populli i çuditshëm, por ju jeni parazitë, të gërditshëm,” ka shkruar ai.

Mehmetaj ka ironizuar faktin se, sipas tij, disa figura opozitare shfaqen “kurrizthyer” para pushtetit, duke vënë theksin në mungesën e idealeve dhe në etjen për pushtet.

“Juve Dejona Mihaili ju shanë paradite në Facebook në mënyrën më të poshtër, e pasdite ju thërret në tavolinë e ju shkoni kokëpërkulur. Juve Albin Kurti paradite ju quan miza e pasdite ju detyron në marrëveshje si mizat,” ka shtuar ai.

Në fund të postimit, gazetari ka publikuar një fotografi ku shihet Valon Prebreza i Vetëvendosjes bashkë me Rrahim Tërnavën e PDK-së – pamje që sipas tij dëshmon hipokrizinë politike të opozitës.

Ky reagim i Mehmetajt ka ngjallur shumë reagime në rrjete sociale, sidomos për kritikën e drejtpërdrejtë ndaj Rrahim Tërnavës, që konsiderohet një nga figurat lokale të PDK-së në Fushë Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit