Gani Geci: Në zgjedhjet e ardhshme, besoj do të kandidoj dhe të gjithë atyre që e shajnë LDK-në do t’ua kthej me të njëjtën monedhë

Ish-deputeti dhe veprimtari i njohur i LDK-së, Gani Geci, ka reaguar me një analizë politike të ashpër, ku krahason rrugëtimin e Lëvizjes Vetëvendosje me atë të Partisë Demokratike të Kosovës në dekadën e parë pas luftës.

Në një shkrim me titull “Ecje në kohë”, Geci thotë se:

“LVV, nga viti 2010 deri në vitin 2020, ishte tërësisht e njëjtë me PDK-në e viteve 2000 deri në 2010. Të dyja evoluan njësoj, duke përdorur patriotizmin si mjet politik për pushtet.”

Sipas tij, PDK në vitet 2000-2010 e kishte gjetur LDK-në të lodhur pas luftës dhe e kishte sulmuar me çdo mjet:

“I rrihnin, i shanin, i vrisnin, i maltretonin dhe i quanin tradhtarë. Në vitin 2004 organizuan demonstrata, i kallën kishat serbe dhe më vonë i rindërtuan vetë, ndërsa marrëveshja e vitit 2013 ua dha edhe eksteritorialitetin.”

Geci vlerëson se Vetëvendosje ka ndjekur të njëjtin model pas vitit 2010:

“S’mujshin me vra, se ligjet dhe kamerat nuk lejonin, por silleshin njësoj – me gurë, me molotov, me sharje ndaj ambasadorëve dhe aleatëve që na ndihmuan të çlirohemi.”

Ai shton se sot LVV po shfaqet si “patriot” ndaj Listës Serbe, ndërkohë që, sipas tij, serbët janë kthyer në komunat e tyre dhe po e presin “Samoupravljen e Albinit të vitit 2023”, duke kujtuar se Zajednica është marrë që nga marrëveshja e vitit 2013 mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

Në vijim, Geci ironizon sjelljen politike ndaj LDK-së:

“Në vitin 2025 po shihet se herë LVV e herë PDK e shajnë LDK-në. Në mëngjes i thonë tradhtarë, në mbrëmje i ftojnë për koalicion. Në Vushtrri, kur LDK bëri koalicion me LVV-në, menjëherë nga ‘tradhtarë’ u bënë ‘patriotë’ te simpatizantët e LVV-së, ndërsa për PDK-në u bënë tradhtarë.”

Ai përmend edhe emra konkretë nga skena politike:

“Të hënën LDK-në e shajnë Krraku e Bajqinovci i LVV-së, të martën analistët e PDK-së, të mërkurën të AAK-së e të Nismës, të enjten minoritetet, e të premten fillojnë prej fillimi.”

Në fund, Geci paralajmëron mundësinë e rikthimit të tij në garën politike:

“Në zgjedhjet e ardhshme, nëse më lejon ligji, do të kandidoj dhe të gjithëve do t’ua kthej me të njëjtën monedhë,” përfundon ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit