Moderatorja Dajana Shabani e ka shprehur shumë herë se në emisionin e saj D-Night ka për qëllim të zbavisë publikun pas një dite të lodhshme. Por jo rrallë, ajo përçon mesazhe shumë të forta dhe shpesh edhe motivuese. Madje, shprehjet që ajo përzgjedh për të mbyllur emisionin u kopjuan gjerësisht nga moderatorë të tjerë, kjo pasi Dajana u bë virale.
Por, mbrëmjen e djeshme, një fjali e thënë me shumë ‘ëmbëlsi’ nga moderatorja, na bëri shumë përshtypje. Ajo po fliste për urrejten e shprehur në rrjetet sociale, por shtoi edhe faktin se ‘urrejtësit’ mund të ishin edhe pjesë e rrethit shoqëror, akoma më keq madje, mund të ishin kolegë që i ke ndihmuar të ecin dhe të fitojnë para:
“Përshëndes të gjitha koleget e mia, të cilat i kam bërë me lekë kur nuk kanë patur dhe shumë gjëra të tjera. Ju ka Dajana xhan, por unë jam si 007-a dhe ju dalloj, me gjithë adresat false që mbartni. Këtë ta keni parasysh. Pra, ruhuni nga ata që rrethoheni, se mbase mendoni se ju shan një person që nuk ju njeh. Por ju njeh shumë mirë dhe hap një adresë false. Kohë e çuar dëm, por të tilla raste ekzistojnë”, ka përfunduar Dajana.
Me kë ta ketë pasur vallë?










