spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Djali mbyti me peshqir nënën se kishte shumë partnerë, kush është 54-vjeçarja greke (Foto)

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabre e nënës në Greqi, nga djali i saj.

Gjykata greke i ka dhënë 18-vjeçarit që vrau nënën e tij në Trikala, një afat deri të premten për të kërkuar falje. Ai akuzohet për vrasje me dashje. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, teksa i dyshuari telefonoi policinë dhe më pas rrëfeu se e kishte mbytur me peshqir banjoje.

I riu nuk dha motive konkrete, por sipas tij shkaku ishte se nëna e divorcuar nga babai, nuk i kushtonte vëmendje dhe gjithashtu kishte shumë partnerë.

Policia e gjeti 54-vjeçaren të pajetë në divan dhe 18-vjeçari u dorëzua. Media greke zbuloi edhe foto të viktimës.

Djali mbyti me peshqir nënën se kishte shumë partnerë, kush

54-vjeçarja jetonte e vetme pas divorcit dhe adoleshenti bashkë me motrën e vogël shkonin ta takonin herë pas here.

54-vjeçarja kishte debatuar vazhdimisht me të birin. Megjithatë, dje, pa ndodhur asgjë mes tyre dhe ndërsa po shikonin televizor së bashku, 18-vjeçari u ngrit, shkoi në banjo dhe mori një peshqir, u kthye në dhomën e ndenjes dhe me qetësi të plotë, e mbështolli peshqirin rreth qafës së nënës së tij dhe e mbyti atë.

Pastaj, plotësisht i qetë dhe i ftohtë, ai telefonoi policinë, duke rrëfyer aktin e tij dhe priti që policia në shtëpinë e nënës së tij të vrarë ta arrestonte.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit