spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Zjarri që tronditi Beogradin, çfarë fshihet pas plumbave në “Ćačilend”

Beogradi është zgjuar këtë mëngjes me pamje që i ngjasojnë një skene lufte; zjarre të mëdha, të shtëna me armë, panik dhe një reagim i vonuar nga shteti. Të gjitha këto ndodhën në zemër të kryeqytetit serb, përballë ndërtesës së Parlamentit të Serbisë, në zonën e njohur si “Ćačilend”, një kamp tendash që prej kohësh është kthyer në simbol të rezistencës, protestës dhe gjithashtu të anarkisë urbane. Zjarri shpërtheu rreth orës 10:17 të mëngjesit dhe përfshiu disa tenda, ndërkohë që në të njëjtën kohë u dëgjuan edhe të shtëna me armë zjarri.

Sipas raporteve të para, një person është plagosur me armë në këmbë, ndërsa të paktën një tjetër është ndaluar nga policia. Autoritetet deklaruan se shkaku i zjarrit ishte një bombol gazi që shpërtheu, por dëshmitarë nga vendngjarja dhe figura të opozitës hedhin dyshime serioze mbi këtë version.

Sipas tyre, zona ka qenë prej kohësh jashtë kontrollit të plotë të institucioneve shtetërore, me prani të individëve të armatosur dhe elementëve që sillen si “shtet brenda shtetit”.

Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është vendndodhja e incidentit; përballë një prej ndërtesave më të rëndësishme shtetërore në Serbi. Kjo nuk është thjesht një çështje e rendit publik, por një çështje e thellë sigurie kombëtare. Kur para Parlamentit digjen tenda dhe qëllohen njerëz, nuk mund të flasim më për incidente të izoluara, por për një simptomë të qartë të degradimit të shtetit dhe autoritetit institucional.

Media dhe publiku serb janë të ndarë në reagime; një pjesë e konsideron incidentin si pasojë të neglizhencës dhe mungesës së kontrollit, ndërsa të tjerë e shohin si një pasqyrim të tensioneve të thella politike dhe sociale që kanë kapluar Serbinë.

Kampi i “Ćačilend” është vendosur nga protestues, aktivistë, por edhe nga grupe të ndryshme që kërkojnë hapësirë për kauzat e tyre. Në këtë mozaik shoqëror, shumë herë ka munguar një mekanizëm kontrolli apo mbikëqyrjeje institucionale.

Opozita ka akuzuar qeverinë për neglizhencë dhe heshtje të qëllimshme. Sipas tyre, prezenca e armëve në një hapësirë të tillë publike, në një vend të ngarkuar me simbolikë politike, është tregues se shteti ose nuk do, ose nuk mund të veprojë. Ky është një mesazh i rrezikshëm për opinionin publik dhe për stabilitetin në rajon, sidomos kur Beogradi pret të luajë rol kyç në negociatat për Kosovën, në marrëdhëniet me BE-në, dhe në stabilitetin e Ballkanit.

Për nga pasojat simbolike dhe politike, kjo ngjarje nuk është thjesht një incident urban, por një alarm kombëtar. Një shtet që nuk garanton rend dhe siguri para Parlamentit të tij, nuk mund të pretendojë se ka kapacitet të udhëheqë dialoge rajonale apo të jetë faktor stabiliteti në Ballkan. Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit duhet ta lexojnë këtë ngjarje si një sinjal që Serbia ndodhet në një moment tensioni të brendshëm, që mund të shpërfaqet edhe në politikën e saj të jashtme.

Deri tani, as Presidenti Vuçiç, as Ministria e Brendshme nuk kanë dalë me një reagim të plotë, çka vetëm sa shton pasigurinë dhe dyshimet për kapacitetin dhe vullnetin e shtetit për të kontrolluar situatën.

Serbia digjet para Parlamentit. Zjarri mund të shuhet, por plaga që i shkakton institucioneve është e thellë dhe e hapur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit