220 mijë euro shpenzime të PDK’së për tre muaj, mbi 32 mijë për marketing – pranoi 21 mijë euro si donacione

220 mijë e 660 euro është shuma e shpenzimeve të Partisë Demokratike të Kosovës në tre muajt e fundit, sipas raportit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Nga kjo shumë, 32 mijë e 770 euro janë deklaruar si shpenzime marketing, e 18 mijë e 838 euro për qira.

Vlera e donacioneve që ka pranuar kjo parti brenda këtyre muajve, është 21 mijë e 600 euro.

Tek shpenzimet e ndryshme, janë deklaruar 50 mijë e 684 euro, ku mbi 48 mijë janë për gjoba dhe ndëshkime.

Për furnizim me ushqime janë deklaruar 1 mijë e 700 euro, teksa nuk figurojnë shpenzime për karburante.

Këto shpenzime publikohen me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike.

Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit