Në Gjilan janë numëruar votat me kusht.
38 vota me kusht i ka fituar kandidati i VV-së, Alban Hyseni.
Pas tij, me 23 vota është Arbër Ismajli i LDK-së. I treti është Riad Rashiti i PDK-së me 11 vota.
Ilir Poroshtica i Guxo ka 2 vota, Nazim Gagica i AAK-së dhe Isa Agushi i Bashkimi për Ndryshim kanë nga 1 votë.

Përkundër që ka siguruar gjysmën e votave me kusht, Alban Hyseni përsëri nuk e ka siguruar fitoren pa balotazh.
Nga të gjitha votat e numëruara, Alban Hyseni ka 49.82 për qind apo 22 mijë e 198 vota.
Në Gjilanë kanë mbetur për t’u numëruar edhe votat e personave me nevoja të veçanta.









