Përplasja me armë në Manëz, kush është Flori Paluçi që vrau të riun dhe mbeti viktimë; e shkuara kriminale në Itali 

Një ngjarje e rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm në Manëz, pranë një karburanti.

Sipas burimeve policore, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobta, janë vrarë me armë zjarri Flori Paluçi, 33 vjeç, dhe Arianit Kurti, 23 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se Flori Paluçi është vrarë nga Daniel Pepa, 21 vjeç, ndërsa Arianit Kurti dyshohet se është vrarë nga vetë Paluçi, gjatë përplasjes së armatosur.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar Daniel Pepa është shpallur në kërkim, ndërsa forcat e Policisë po zhvillojnë kontrolle intensive për kapjen e tij.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Flori Paluçi ka qenë person i skeduar në Itali për krime të ndryshme, dhe më herët ka qenë pjesë e një grupi grabitësish, që vepronte në territorin italian.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e çdo personi të përfshirë dhe administrimin e provave me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Sipas burimeve, njëri prej viktimave, së bashku me një tjetër person, kanë shkuar në ambientet e lokalit pranë karburantit.

Ata i kanë kërkuar kamerierit që t’i bënte një kafe, por ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur.

Konflikti ka nisur pasi një personat që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin mes një prej viktimave dhe kamerierit.

Mësohet se ky i fundit nuk është viktimë dhe as i plagosur në konflikt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit