Detaje të reja janë zbardhur mbi ngjarjen në Durrës ku humbën jetën dy të rinj.
Sipas burimeve, njëri prej viktimave me një tjetër person kanë shkuar në ambientet e një lokali ku i kanë kërkuar kamerierit të lokalit që t’i bëjë kafe. Ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur.
Konflikti ka nisur pasi një person që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin e një prej viktimave dhe kamerierit. Kaq ka mjaftuar që të nisë konflikti, që degradoi në përdorimin e armës.
Mësohet se kamarieri nuk është viktimë dhe as i plagosur në konflikt.
Viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Policia e Durrësit ka nisur menjëherë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P., i cili aktualisht është në arrati.









