Zyrtari i arrestuar për kurdisje të tenderëve në vlerë 8.8 milionë euro raportohet se është Lulzim Bajrami i AME

Policia e Kosovës ka zhvilluar një hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procedurat e tenderëve publikë. Si rezultat, është arrestuar një zyrtar i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME).

I arrestuari është Lulzim Bajrami, zyrtar në AME.

Ai dyshohet se ka ndihmuar operatorë ekonomikë të fitojnë tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në kundërshtim me ligjin.

Vlera e përgjithshme e tenderëve të dyshuar kap shumën mbi 8.8 milionë euro.

Pas intervistimit, Bajrami është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit