spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

I bëri atentat kryeministrit sllovak, dënohet me 21 vite burg autori 72-vjeçar

72-vjeçari, Juaraj Cintula që qëlloi dhe plagosi rëndë kryeministrin sllovak Robert Fico është dënuar me 21 vjet burg pasi u shpall fajtor për terrorizëm.

Ai qëlloi pesë herë drejt kryeministrit sllovak në maj 2024. Ngjarja ndodhi teksa Fico ishte për një vizitë në qytetin Handlova.

Personi i armatosur qëlloi Ficon nga një distancë shumë e afërt, pikërisht kur kryeministri po i shtrinte dorën dhe priste që i moshuari që kishte përpara një mbështetës i tij. Në gjykatë, Cintula mohoi se ishte përpjekur të vriste kryeministrin, duke thënë se ai qëllimisht i kishte drejtuar armën larg organeve të tij jetësore.

Fico u plagos rëndë në bark dhe u transportua me helikopter në një spital aty pranë për ndërhyrje kirurgjikale. Ai qëndroi disa ditë në gjendje të rëndë dhe disa muaj pas daljes nga spitali bëri paraqitjet publike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit