Vrasja e Auron Thaqit në Prizren: Nesër dhe pasnesër seancat, dëshmon mjeku ligjor

Nesër e pasnesër në Gjykatën Themelore të Prizrenit, do të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së 26 vjeçarit, Auron Thaqi.

Në seancë pritet të dëshmojë edhe mjeku ligjor.

I riu vdiq më 7 korrik të 2024-tës, pasi mori plagë të rënda nga thika.

Auroni u plagos rëndë në Prizren, në shtator të 2024 dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Dyshohet se pas sulmit ai është hedhur nga një veturë në lëvizje.

Për këtë rast, janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim dy persona: Enes Ay dhe Hajrullah Brcani.

Enes Ay po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, e cila ka rezultuar me vdekjen e Auron Thaqit. Ndërsa Hajrullah Brcani po mbahet për veprat penale “Mosdhënia e ndihmës” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Ngjarja kishte tronditur opinionin publik për shkak të rrethanave të rënda dhe dyshimeve për përfshirjen e personave që njiheshin nga afër me viktimën. Një vit pas tragjedisë, familja e Auronit vazhdon të kërkojë drejtësi, ndërsa rasti do të shqyrtohet nesër në gjykatë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit