“Tuxharllëk politik për Suharekën”, Avni Arifi publikon foto të takimit Kuqi–Lushtaku

Opinionisti politik Avni Arifi ka publikuar një fotografi ku shihen biznesmeni Blerim Kuqi dhe Sami Lushtaku, duke e quajtur këtë takim shembull të “tuxharllëkut politik pa parime” që po ndodh në Suharekë.

Në një reagim të gjatë në Facebook, Arifi ka kritikuar ashpër mënyrën se si Lidhja Demokratike e Kosovës po tenton ta fitojë komunën e Suharekës, duke e cilësuar si rast të paprecedent në historinë e partisë.

Sipas tij, LDK-ja, e cila tradicionalisht ka fituar komuna me kuadro të përzgjedhura, me program të qartë dhe me besim qytetar, kësaj radhe po vepron ndryshe.

“Tuxharllëku për Suharekën – “Drenasi Nr. 2” Në histori nuk njihet ndonjë rast që LDK-ja ta ketë fituar ndonjë komunë në Kosovë në formën siç po tenton ta fitojë Suharekën. LDK-ja i ka fituar komunat tradicionalisht me kuadro të përzgjedhura, me program të mirë, me besim dhe me votë popullore”.

“Blerim Kuqi harroi respektin dhe nderin e pamerituar që i kishin bërë Haradinajt dhe AAK-ja me vite, dhe përnjëherë, brenda natës, doli në LDK”, ka shkruar Arifi, duke shtuar se Kuqi po përpiqet të mposhtë mikun e tij të dikurshëm, Bali Muharremajn, për ta bindur lidershipin e LDK-së se është me ta.

“Që prej asaj kohe, njerëzit e Suharekës thonë se çdo ditë po zhytet në borxhe për ta mundur mikun e tij të dikurshëm, Bali Muharremajn, vetëm që ta bindë lidershipin e LDK-së se është me ta.

Flitet se perpiqet të bëjë koalicion të fshehtë me Sami Lushtakun që ta marrë votën e PDKs në Suharekë dhe pas fitores së Ardian Shalës, ta kthejnë Suharekën në “Drenas të dytë”, pa Ramizin.

Gjithçka tuxharllëk pa parime që ilustrohet me foton e bashkangjitur te Kuqit me Lushtakun keto dite

Jam i sigurt se qytetari i Suharekës është i pjekur politikisht për ta parë se çka po i zihet”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit