Sot ka vdekur DR,Sheqerije Hyseni, e cila për vite me rradhë punoi si mjeke familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Njoftimi i plotë i “Odës së mjekëve të Kosovës”
Ndahet nga jeta Dr. Sheqerije Hyseni (18.01.1961 – 17.10.2025)
Dr. Sheqerije Hyseni përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ndërsa provimin specialistik e përfundoi në lëminë e Mjekësisë Familjare.
Për vite me rradhë punoi si mjeke familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj









