Koalicioni në Fushë Kosovë, Abazi thotë se VV-ja i trokiti në derë AAK-së

Gjatë ditës së djeshme Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës arritën marrëveshje koalicioni në garën e balotazhit për komunën e Fushë Kosovës.

Kandidatja Vildane Latifi, u rreshtua përkrah Valon Prebrezës së VV-së.

E duarshtrëngimi mes tyre, u pa si një “sinjal” për nisje të bashkëpunimit edhe për pushtetin qendror, pavarësisht kacafytjeve mes liderëve të subjekteve Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt.

Lidhur me këtë është deklaruar anëtari i AAK-së, Haki Abazi.

Abazi tha në Klan Kosova se është VV-ja ajo që i ka trokitë në derë AAK-së.

Ai theksoi se nëse Kurti do t’i jepte Haradinajt postin e kryeministrit, nuk e di se çfarë vendimi do ta merrte kryesia, edhe pse vet është kundër vazhdimit të çfarëdo raporti me LVV-në.

“Jo nuk jemi zbutur karshi VV-së. Ta them hapur, ajo ka qenë një trokitje në derë prej Vetëvendosjes dhe fuqia e AAK-së është ajo çfarë është tregu. Kryetarja zonja Vildane e ka treguar anën pragmatike të saj, që të përfaqësohet ai zë, ata qytetarë që kanë votuar”, deklaroi Abazi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit