Pas 12 viteve, Peja në balotazh- Kelmendi thotë se qytetarët duan ndershmëri

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi është deklaruar në lidhje me zgjedhjet e 12 tetorit.
Kelmendi tha se tanimë është e vendosur që Peja do të shkojë në balotazh.

Kelmendi tha se pas 12 viteve të pushtetit të Gazmend Muhaxherit të LDK-së me miliona euro të shpenzuara e qindra premtime të pambajtura, qytetarët po kërkojnë ndershmëri.

Postimi i plotë:

Peja në balotazh, bashkë për ndryshim!

Pas numërimit të votave nga Kosova dhe mërgata, u konfirmua: fryma e ndryshimit është gjallë, Peja u zgjua.

Pas 12 viteve të pushtetit të Gazmend Muhaxherit, miliona euro të shpenzuara e qindra premtime të pambajtura, qytetarët po kërkojnë ndershmëri, drejtësi dhe zhvillim të vërtetë. Qytetarët e Pejës nuk blihen as nuk nënshtrohen.

Faleminderit nga zemra për çdo votë, për çdo kontribut e për besimin që na solli deri këtu. Kjo është fitore e qytetarëve, e shpresës dhe e guximit për Pejën e pathyeshme.

Tani i ftojmë të gjithë qytetarët, subjektet politike dhe të gjitha komunitetet, të bashkohemi për ndryshim.

Sepse ka ardhur koha që Peja të fitojë për njerëzit, për të gjithë, pa hakmarrje e pa arrogancë.

BASHKË PËR FITORE❤️.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit