Në komunën e Skenderajt janë numëruar 50 për qind e votave me postë.
Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Lushtaku po prin bindshëm me 72.41% të votave.
Pas tij radhitet Hysni Mehani i LVV-së , i cili ka fituar 20.69% të votave.

Ndryshe, Lushtaku ka fituar pa balotazh kryesinë e komunës së Skenderajt, me një përqindje të lartë prej 83.51%.











