Janë numëruar 77.78% të votave me postë në Komunën e Gjakovës. Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së, kandidati i AAK-së, Ardian Gjini deri tani ka marrë 806 vota.
I dyti është kandidati i PSHDK-së, Anton Shala me 386 vota.
Në vend të tretë del të jetë kandidati i VV-së, Ardian Gola me 299 vota dhe Shefqet Shehu i LDK-së me 242 vota.
Nga rezultatet e përmbledhura, Gjini i AAK-së aktualisht ka 47.55%, Gola i VV-së 32.09% dhe Shehu i LDK-së 7.86%.










