Numërohen votat e para të diasporës në Prishtinë, prin Çeku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë numëruar votat e para nga diaspora për kryetar të Prishtinës.

Sipas KQZ-së, në bazë të 20% të votave të numëruara nga diaspora, kandidati i VV-së, Hajrulla Çeko, i ka marrë 47.31% apo 83 vota.

Në vendin e dytë është Përparim Rama i LDK-së me 30.65% apo 57 vota, ndërsa në vendin e tretë është Uran Ismaili i PDK-së me 30 vota apo 16.13%.

Kurse, Besa Shahini e PSD-së dhe Bekë Berisha i AAK-së deri më tani kanë marrë nga katër vota në diasporë, teksa Fatmir Selimi si kandidat i pavarur i ka marrë dy vota dhe Nedime Belegu ka marrë një votë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit