Jeton Zogjani aktori i njohur kosovar sot mori pjesë në protestën e organizuar në Hagë.
Ai dha një mesazh nga atje.
“Sot kam qenë në protestën e organizuar në Hagë, për ta ngritur zërin kundrejt padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së, nga Gjykata Speciale.
Kjo protestë ishte me ndryshe, sepse, u organizua nga shumë qytetarë që erdhen prej Kosovës, me motorë. Mirëpo, çka po dua te them, është se, në protesta të tilla, duhet me marrë pjesë me shumë fytyra publike, sepse, sot po jetojmë të lirë të gjithë, falë luftës se këtyre burrave dhe shumë burrave e grave tjera, që shumë i kemi edhe dëshmorë. Protesta kundër padrejtësive të Hagës nuk është protestë për emra të përveçshëm. Këtu, nga kjo gjykatë famëkeqe, po gjykohet lufta e shenjtë e UÇK-së. Prandaj, edhe njëherë po iu bëj thirrje të gjithve, sidomos fytyrave publike: NGRITENI ZËRIN NDAJ KËSAJ PADREJTËSIE, DERISA TË LIROHEN KRERËT E UÇK-së!”, shkroi ai.










