Në komunën e Fushë Kosovës janë numëruar deri tani 50 për qind e votave me postë, ku Valon Prebreza nga Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 48.94% të votave.
Ndërkohë, Besnik Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 39.36%.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prebreza mbetet në krye me 45.14%, ndërsa Osmani ndodhet në vend të dytë me 36.62%.
Këto rezultate tregojnë një garë të fortë mes dy kandidatëve kryesorë në këtë komunë, ndërsa numërimi i votave vijon.












