Prizreni përmbyll numërimin e votave – Totaj fiton me 41.77%, përballet në balotazh me Abrashin

Është përmbyllur në tërësi procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) për komunën e Prizrenit. Pas përpunimit të 100% të vendvotimeve, tashmë janë zyrtarizuar rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale për kryetar komune.

Sipas këtyre rezultateve:

  • Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë i pari me 41.77% të votave, që përkthehet në 25,749 vota.
  • I dyti renditet Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) me 30.26%, apo 18,655 vota.

Të dy kandidatët do të përballen në balotazh, meqë asnjëri nuk e ka kaluar pragun prej 50%+1 të votave për të fituar që në raundin e parë.

Më poshtë, renditja e plotë e kandidatëve sipas votave të fituara:

  • Driton Selmanaj (LDK) – 6,451 vota | 10.46%
  • Zafir Berisha (BDP) – 3,009 vota | 4.88%
  • Furkan Bütüçi (KDTP) – 2,428 vota | 3.94%
  • Emilija Redžepi (NDS) – 2,182 vota | 3.54%
  • Besnik Krasniqi (AAK) – 2,117 vota | 3.43%
  • Albulena Balaj Halimaj (Nisma) – 1,058 vota | 1.72%

Këto rezultate konfirmojnë përballjen mes PDK-së dhe VV-së në Prizren për raundin e dytë që do zhvillohet me 9 nëntor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit