Në garën për asamble në komunën e Mitrovicës së Jugut, kandidati i Lëvizja Vetëvendosje (VV), Gazmend Muja — vëllai i deputetit të VV‑së, Armend Muja — po përballet me një realitet jo aspak premtues për të synuar mandatin.
Sipas rezultateve që sapo janë publikuar, nga votat me postë Muja ka marrë vetëm 8 vota, përkundrejt rreth 200 votave që partia e tij ka siguruar në këtë kategori.

Ndërkohë, në numërimin e rregullt brenda vendit (Qendrat Komunale të Numërimit – QKN) ai ka grumbulluar 222 vota.
Megjithë përpjekjet për të shfrytëzuar emrin dhe ndikimin familjar, shifra mbetet larg pragut të nevojshëm për t’iu afruar listës së fituesve të asamblesë. Nga këndvështrimi aktual, duket se Gazmend Muja ka shumë pak gjasa të zgjidhet pas rezultatit të ulët në diasporë — një segment që në zgjedhje lokale mund të bëjë ndryshimin midis suksesit dhe dështimit.
Në një skenë ku çdo votë numërohet, 8 vota janë tejet pak për një kandidat që shpresonte të shkelte në sallën e asamblesë komunale.









