Qytetari nga Fieri: Ndjenja e atdhetarisë në Shqipëri nuk vlerësohet si në Kosovë

Një qytetar nga Fieri i Shqipërisë, Haki Gërguri, ishte pjesëmarrës sot në protestën që u organizua në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare që po mbahen në Hagë.

Gërguri tha se kanë marrë iniciativë që bustin e heroit kombëtar, Adem Jashari, ta vendosin në shkollën e fshatit Hamil të Fierit.

Kjo pasi sipas tij, ndjenja e atdhetarisë në Shqipëri nuk po vlerësohet siç vlerësohet në Kosovë.

“Do të jepja një mesazh për mbarë trojet shqiptare. Ne kemi marrë iniciativë që të promovojnë bustin e heroit kombëtar Adem Jashari në fshatin Hamil te shkolla e fshatit. Duhet ta vendosim në shkollë bustin e Adem Jasharit sepse ndjenja e atdhetarisë te ne nuk po di të vlerësohet siç vlerësohet në Kosovë”.

“Unë në Kosovë vij sa herë është 17 shkurti. Vij atje por kur vij atje mbushem plot me ndjenjë krenarie. Ne jemi një komb, duhet ta mbajmë një qëndrim. Trojet kombëtare duhet t’i mbrojmë me çdo kusht”, tha ai në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se ndjehet mirë për protestën e organizuar sot në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale duke thënë “shyqyr që erdhi kjo ditë që të jemi afër njëri-tjetrit”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit