spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Mori BMW e personalizuar nga Reali, por nuk mund ta drejtojë dot; justifikohet Mbape: S’kam patur kohë për të marrë patentën

Ylli francez, Kilian Mbape, mori një BMW krejt të re të prodhuar për të, nëpërmjet partneritetit të ekipit “Los Blancos” me kompaninë e makinave, por ai ende nuk mund ta ngasë atë në rrugët e Spanjës.

Konkretisht, skuadra e Madridit dhe BMW rinovuan partneritetin e tyre këtë vit, i cili përfshin ofrimin e automjeteve të reja për të gjithë anëtarët e ekipit të parë, siç u njoftua përmes rrjeteve sociale të ekipit.

“Merenges” vendosën t’u bëjnë lojtarëve një dhuratë të veçantë si çdo vit, duke u dhënë atyre mundësinë të zgjedhin modelin që preferojnë, por edhe ta personalizojnë atë me një pllakë që mban emrin e tyre.

Mes marrësve, sigurisht, ishte Kilian Mbape, i cili u vendos në Madrid vitin e kaluar pas transferimit të tij nga PSG-ja. Ylli francez zgjodhi një model luksoz BMW, nga seria I7, në ngjyrë të zezë dhe me një interier të projektuar ekskluzivisht për të.

Gjëja qesharake është se Mbape nuk ka patentë shoferi, që do të thotë se ai nuk mund ta ngasë makinën e tij të re për momentin. Shokët e tij të ekipit, megjithatë, nuk dështuan ta ngacmonin, duke i thënë se “ai ka BMW-në më mbresëlënëse në parking, por do t’i duhet një shofer”.

“Për disa është e nevojshme, por për mua nuk ka qenë kurrë përparësi”, ka deklaruar më parë golashënuesi më i mirë i Realit të Madridit këtë vit.

Për shkak të karrierës së tij në nivelin më të lartë në Evropë që në moshë shumë të re, ylli francez “nuk kishte kohë” për të marrë patentën, siç është thënë në vitet e mëparshme. Kur ishte te PSG-ja, klubi i ofroi ndihmë me patentën e tij, por ai e refuzoi atë pasi nuk u konsiderua e nevojshme.

Ky veprim vjen si vazhdim i filozofisë së klubit për të promovuar inovacionin dhe qendrueshmërinë, duke kombinuar luksin dhe ndërgjegjësimin ekologjik, me Mbape që këtë herë nuk luan rolin kryesor në fushë, por në… timon, por do i duhet patjetër patenta.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit