spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Ish-këshilltari i Trumpit, Bolton deklarohet i pafajshëm për akuzat për shpërndarje të informacionit të klasifikuar

John Bolton, ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i Donald Trumpit, është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për keqmenaxhim të informacionit sekret, raporton BBC.

18 akuzat lidhen me pretendime se ai ka ndarë ose ka mbajtur materiale të ndjeshme, përfshirë disa që janë cilësuar si “sekret shtetëror”. Bolton u paraqit në një gjykatë federale të premten dhe u dorëzua tek autoritetet, ku deklaroi pafajësinë e tij.

Ai ka shërbyer gjatë mandatit të parë të Trumpit, por është larguar nga Shtëpia e Bardhë në mënyrë konfliktuoze dhe më pas është bërë një nga kritikët më të ashpër të presidentit.

Aktakuza e bën Boltonin, 76 vjeç, personin e tretë kundërshtar politik të Trumpit që përballet me akuza në javët e fundit. Ai ka thënë se do ta mbrojë sjelljen e tij, që sipas tij ka qenë “ligjore”.

Prokurorët e akuzojnë Boltonin se ka përdorur aplikacione mesazhesh dhe email personal për të dërguar ilegalisht informacione të klasifikuara.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit