Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, e cila u zhvillua në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi e përshkroi protestën si emocion, krenari dhe bashkim.
Ai shtoi se vetëm Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe drejtësia për historinë mund të bashkojnë shqiptarët në këtë mënyrë.
“Sot, Tirana u bë zëri dhe qëndrimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve anekënd botës. Për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e shokët e tyre – jemi bashkë, deri në fund. Deri në ditën kur heronjtë tanë të luftës e të paqes të kthehen në mesin tonë, të lirë e krenarë. Kërkesa është e qartë: drejtësi dhe vetëm drejtësi! Liri për çlirimtarët tanë!”, shkroi Krasniqi.










