Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Pejë.
Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në spital, ndërsa një i dyshuar është arrestuar.
“Sot rreth orës 16:10, në afërsi të Gjykatës Themelore në Pejë (rruga ‘Hasan Murati’) ka pasur të shtëna me armë. Nga ngjarja janë lënduar dy persona, ndërsa një i dyshuar është arrestuar. Të lënduarit ndodhen në spital për trajtim”, tha Gashi.
“Njësitet kompetente, hetuesit dhe prokurori janë në vendngjarje dhe po merren me rastin”, shtoi ai.









