spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

“Shaqiri do të luante për Kosovën nëse FIFA do pranonte më herët dardanët”, serbët sulmojnë Infantinon: Deklaratë skandaloze!

Serbët po kalojnë një tetor mjaft të ngarkuar. Pas humbjes 0-1 ndaj Shqipërisë, radhën për t’u sulmuar e ka presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili së fundmi kishte një vizitë në Kosovë.

Mediat dhe tifozët serb, po kapen me deklaratën e Infantinos për sa i përket disa futbollistëve që mund të ishin pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Shaqiri është përmendur si shembull, pasi ka ruajtur lidhjen e fortë me Kosovën.

“Për shumë lojtarë nga Kosova që kanë lindur dhe janë rritur jashtë vendit, sigurisht që ka pasur shumë ndikime dhe histori të ndryshme. Siç e dini, shumë prej tyre, kur Kosova nuk njihej ndërkombëtarisht, luanin për ekipin kombëtar të Zvicrës.

Për shembull, si Xherdan Shaqiri dhe të tjerë. Ata ishin ndër lojtarët më të mirë që mund të luanin ndonjëherë për Kosovën, por Kosova në atë kohë, për fat të keq, nuk njihej ndërkombëtarisht. Të gjithë këta lojtarë ndiejnë një lidhje të fortë me Kosovën sepse prindërit e tyre u detyruan të shpërnguleshin në një vend tjetër. Megjithatë, ata u rritën dhe janë ende shumë të lidhur me vendin e tyre”, shprehej Infantino.

Kjo deklaratë ka prodhuar reagime të shumta së fundmi në Serbi. Fjalët e tij shikohen si skandaloze dhe pse asgjë nuk është e çuditshme.

Reagimi i mediave serbe: “Skandal, por s’na çudit më asgjë”

Këto deklarata janë cilësuar si “skandaloze” nga mediat dhe tifozët serbë, të cilët prej kohësh e kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj çdo veprimi që konsideron Kosovën si entitet të pavarur në sportin ndërkombëtar.

Infantino, nga ana tjetër, theksoi se FIFA është e përkushtuar për të përfshirë të gjithë në futboll, duke vlerësuar rrugëtimin e vendeve të reja që janë bërë pjesë e familjes ndërkombëtare të këtij sporti.

Kjo situatë vjen në një moment të ndjeshëm për futbollin serb, që jo vetëm humbi në fushë ndaj Shqipërisë, por tani përballet me tensione edhe në aspektin diplomatik dhe sportiv.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit