“Oligarku Shefqet Kastrati ka ndërtuar për dy vjet pa leje në Tiranë, kjo është shkelje e ligjit”

Arlind Qorri nga Lëvizja Bashkë, tha se oligarku Shefqet Kastrati është toleruar që të ndërtojë pa leje për dy vjet.

Sipas tij, Kastrati ka ndërtuar pa leje dhe për këtë ai i referohet edhe një hulumtimi gazetaresk.

Ai tha se Shefqet Kastrati ka marrë një leje zhvillimi në 2019 dhe për dy vjet deri sa i ka dalë leja e ndërtimit në 2021 ka ndërtuar, ndonëse ligji e bën të detyrueshme që ndërtimi të nisë vetëm pasi merr lejen e ndërtimit.

“Madje në vitin 2021, 2022, Shefqet Kastrati e ka shtuar sipërfaqen e ndërtimit dhe po ndërton tek ish-Sheratoni, jo vetëm një hotel të ri, por një kompleks kullash për banim dhe arsyeje komerciale. Qytetarët e Tiranës e dinë shumë mirë se deri përpara rreth 30 viteve kjo zonë i përkiste parkut të liqenit artificial të Tiranës, por qeveri pas qeverie i kanë shpronësuar qytetarët e Tiranës nga kjo hapësirë publike. Dhe në rastin të oligarkut Shefqet Kastrati i kanë dhënë mundësi të ndërtojë me një densitet jashtëzakonisht të lartë”, tha Qorri në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Oligarku Shefqet Kastrati, i lidhur ngushtë me Qeverinë e Edi Ramës në Shqipëri, është biznesmen me prejardhje nga Kukësi, pronar i “Kastrati Group”, dhe llogaritet si njëri ndër personat më të pasur në Shqipëri.

https://www.facebook.com/share/v/1Ck5J83ZDX

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit