Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut kanë treguar jo vetëm një garë të ngushtë mes subjekteve politike, por edhe dallime të theksuara në mbështetjen që kandidatët kanë marrë brenda partive të tyre.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), disa kandidatë nga LDK, PDK dhe VV kanë marrë një numër shumë të ulët votash, duke u renditur në fund të listave të tyre në këtë komunë.
Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në fund të listës renditen:
Fatime Kabashi Rama – 91 vota
Hamdi Hasani – 93 vota
Egzona Hajra – 125 vota
Visar Kabashi – 129 vota
Remzi Rrahmani – 135 vota
Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), kandidatë me më pak vota janë:
Shiçiri Pllana – 15 vota
Rilind Uka – 24 vota
Albin Parduzi – 35 vota
Valona Tahiri – 59 vota
Fiona Beka – 60 vota
Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), më së paku vota kanë marrë:
Saranda Hasani – 1 votë
Gëzime Gashi – 2 vota
Shpresa Dibrani – 15 vota
Avni Syla – 19 vota
Arisa Miftari – 22 vota









